5 Jun 2026, Fri

Jetmir Sinani dënohet me 24 vjet burg

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur vendimin për të akuzuarin Jetmir Sinani.

Sinani është dënuar me 24 vite burgim, për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit në Vushtrri, në vitin 2023.

Gjykata Themelore në Mitrovicë mori vendim për dënimin e tij, pasi që nga Prokuroria në Mitrovicë ai akuzohej për veprat penale si: Vrasje e ëndë dhe armëmbajtje pa leje, transmeton lajmi.net.

Për veprën e parë penale, Sinani është dënuar më 23 vite burg dhe për veprën e dytë u dënua me 18 muaj burg, ku kryetari i trupit gjykues njoftoj se Sinani dënohet me dënim unik 24 vite burg.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim, pasi që në gjykimin e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vite burg

Jetmir Sinani akuzohej se më 29 tetor 2023, rreth orës 15:50 në udhëkryqin e rrugëve “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galiza dhe “Zahir Pajaziti” në Vushtrri, me dashje ka privuar nga jeta viktimat F.Z. dhe L.M. Në seancën e 9 janarit, ekspertja kishte deklaruar se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore/lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *