5 Jun 2026, Fri

Ndërron jetë në moshë të re futbollisti shqiptar

Ndërron jetë në moshë të re futbollisti shqiptar

Ka ndërruar jetë Silvio Dumani, futbollisti shqiptar.

Lajmi është publikuar nga Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Më poshtë postimi:

Me trishtim të madh dhe zemër të rënduar mora lajmin e ndarjes nga jeta të futbollistit të ri të klubit AF Elbasani, Silvio Dumani.

Të shuhet kaq herët një jetë plot ëndrra, forcë dhe pasion, është një plagë e thellë për familjen e tij, për komunitetin sportiv dhe për çdo njeri që e ka vlerësuar talentin dhe karakterin e tij. Silvio ishte një djalë i jashtëzakonshëm, i talentuar, punëtor dhe tërësisht i përkushtuar ndaj futbollit që e donte aq shumë.

Në këtë moment të dhimbshëm, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, shokët e skuadrës dhe klubin.

Kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë i paharruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *