
Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është shoqëruar në Policinë e Tiranës në lidhje me incidentin ku është përfshirë ish-konkurrenti i BBVIP Kosova, Eduard Kuçi.
Jozefin Marku është shoqëruar në Policinë e Tiranës. Kështu raporton Top Channel.
Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.
Shoqërimi i tij në Polici vjen pasi bashkë me një grup prej disa personash, Marku ka rrahur ish-banorin e BBVIP Kosova, Edi Kuçi.
