26 Jul 2026, Sun

Erërat e forta e rrëzojnë minaren e Xhamisë

Erërat e fuqishme rrëzojnë minaren e një xhamie në Skenderaj, moti i ligë shkakton dëme në disa qytete

Reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën gjatë ditës kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të vendit.

Ndër zonat e prekura është edhe Skenderaj, ku si pasojë e kushteve të rënda atmosferike është rrëzuar minarja e një xhamie.

Pamjet e publikuara nga IndeksOnline tregojnë dëmet e shkaktuara në objektin fetar, ndërsa minarja shihet e rrëzuar pas erërave të forta që goditën këtë zonë.

Përveç Skenderajt, moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar probleme edhe në qytete të tjera, ku janë raportuar përmbytje lokale, dëmtime të kulmeve të shtëpive, rrëzim të pemëve dhe vështirësi në qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar nga ky rast, ndërsa autoritetet kompetente po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga moti i ligë.

VIDEON MUND TA NDIQNI KETU :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *