27 Oct 2025, Mon

Ndodh edhe kjo, këngëtari Labinot Rexha organizon protestë që të futet në BBVK4

Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka bërë një njoftim të papritur, duke ftuar ndjekësit e tij për një protestë simbolike para shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se protestën do ta organizojë të mërkurën, më 29 tetor, në orën 11:00, para zyrave të Klan Kosovës. Ai ka shkruar:

“Të mërkurën, ora 11:00 – shihemi përpara shtëpisë së BBVK4, Klan Kosova, respekt dhe zë të artit të vërtetë!”

Ky veprim vjen si një reagim ndaj përjashtimit të tij nga lista e pjesëmarrësve në këtë edicion të Big Brother. Protesta do të mbahet nën moton “BBVK4 – Prano Labin”, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij dhe të fansave të tij.

Labinoti ka theksuar se qëllimi i kësaj nisme është shprehja e pakënaqësisë për anashkalimin e tij në përzgjedhjen e konkurrentëve.

Artisti ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e këtij formati televiziv, duke thënë se është i gatshëm të kontribuojë me talentin e tij. Megjithatë, deri më tani, ai nuk ka marrë asnjë ftesë nga produksioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *