27 Oct 2025, Mon

Lajmi i fundit: Kurti thërret konferencë për media, për çka bëhet fjalë?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media në ora 17:00 në objektin e Qeverisë.

Në njoftimin e Zyres së Kryeministrit nuk bëhet e ditur arsyeja.

Kjo konferencë vjen një ditë pasi Kurti dështoi ta krijonte qeverinë e re.

Vetëm 56 deputetë votuan për formimin e kabinetit të tij, 52 ishin kundër, ndërsa katër abstenuan. Kështu, Kurti nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *