Janë afruar ditët e finales së madhe të “BBVK”.
E si çdo javë, “Prime-t” janë mbajtur të hënave dhe të premteve, tani, para finales, kemi një risi interesante.
Jonida, moderatorja e njohur e këtij spektakli, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm që po ngjall kureshtjen e fansave.
Në një video të publikuar, ajo konfirmoi se sonte nuk do të ketë “Prime”.
Në vend të kësaj, emisioni do të zhvillohet të premten, më datë 17, ndërsa finalja është e planifikuar për datën 24 janar.