Problemet erdhën pas BB VIP”, Bardhi thyen heshtjen

Këto ditë Bardhi ka qenë në qendër të vëmendjes.
Pas publikimit të këngës së tij të re “Çikës tem”, në të cilën shpalosi detaje nga jeta e karriera profesionale dhe përmend problemet ekonomike, ka nisur një komentim i gjerë në rrjet.

Në këtë projekt këngëtari ka thumbuar edhe ish-menaxherin, duke thënë se edhe pas ndarjes nuk po e lënë rehat, duke ia bllokuar koncertet.
Por tashmë do të mësojmë versionin e plotë të historisë. Prive ka lajmëruar përmes një promoje se Bardhi sonte thyen heshtjen lidhur me lajmet për të.

“Emocion i madh, i papërshkrueshëm. Nja gjysmë ore s’kam mundur ta besoj hiç”, thotë ai në një moment që duket se i referohet lajmit të shtatzënisë.

Më pas vijon: “Unë kam qenë i njohur dhe më ka dhembur shpirti pse s’kam mundur unë t’ia siguroj ato”, ndoshta duke sqaruar kështu vargun e këngës ku thotë se “s’mund të blinte as vitaminat”.

Një deklaratë që duket se ka lidhje me ish-menaxherin thotë: “Problemet kanë nisur prej Big Brother”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *