Në këtë orë pritet të fillojë dueli i boksit mes Florian Markut dhe Chris Kongon

Florian Marku dhe Chris Kongo, do të luftojnë me njëri-tjetrin të dielën (sot) e 31 marsit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi si dhe matjet zyrtare.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.

Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku.

Dueli pritet të nisë në ora 21:30 sipas kohës tonë lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *