Arabia Saudite do të marrë pjesë në Miss Universe 2024 për herë të parë në historinë e konkursit, shkruan The Independent.
Rumy Alqahtani, një modele dhe krijuese e përmbajtjes 27-vjeçare e lindur në Riad, do të përfaqësojë Arabinë Saudite në konkurs.
“Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të Mbretërisë së Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe”, ka postuar Alqahtani në llogarinë e saj në Instagram.