“S’je more ti baba” – Reperi që ishte bërë viral nga “beef-i” me Feron i përfshirë në gjuajtjet me armë në Kolovicë

Mbrëmë në Prishtinë një person ka mbetur i vdekur ndërsa një grua është plagosur, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sot në QKUK.
Policia e Kosovës që kur ka ndodhur rasti janë në kërkim të dorasëve.

Arijan Sijarina është një nga të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë të cilin po e kërkon edhe Policia e Kosovës.Sijarina është bërë emër i njohur për publikun dhe mediat që nga viti 2018 kur ishte përfshirë në një rrahje me kolegun e tij, ish reperin Feronit Shabanit të njohur si “Fero”.

Deklarata që ai ka dhënë pas kësaj rrahje është bërë virale në media.“E rreha se merrte hyxhym para kamerave – unë jam baba këtu”, pati thënë Sijarina pasi ishin bërë publike pamjet kur ai dhe disa të tjerë po e godisnin Feron .KLIKO KETU PER VIDEO

error: Content is protected !!