5 Jun 2026, Fri

Ky është personi që u v’ra sonte në Podujevë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe disa persona të plagosur, ndërsa e dyshuara kryesore është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen pas kryerjes së krimit.

Policia dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Sqarim për lexuesit – Gazeta Minuti

Të nderuar lexues,

Lidhur me raportimin tonë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Podujevë, ju njoftojmë se, për shkak të informacioneve të paqarta dhe të përziera nga burimet fillestare, në publikimin tonë është bërë një pasaktësi në përshkrimin e rrethanave të rastit.

Fillimisht kemi raportuar se një vajzë ka vrarë gruan e axhës së saj. Megjithatë, bazuar në të dhënat e sakta që janë konfirmuar më pas, ngjarja ka rrjedhur ndryshe: një burrë ka humbur jetën, ndërsa një grua ka ndërhyrë dhe si pasojë ka mbetur e plagosur nga e dyshuara.

Për këtë gabim në raportim, ju kërkojmë ndjesë të sinqertë juve si lexues dhe në veçanti familjes së përfshirë në këtë rast. Gazeta Minuti mbetet e përkushtuar për informim të drejtë dhe të përgjegjshëm dhe do të vazhdojë të korrigjojë çdo pasaktësi në kohë reale.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *