25 Oct 2025, Sat

Kjo është mërgimtarja nga Kosova që humbi jetën në një aksident në Gjermani

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, si rrejdhojë e të cilit ka humbur jetën pas plagëve të rënda, e reja nga Kosova, J.K, merr vesh GazetaDemos. Lajmin e kanë konfirmuar tashmë edhe familjarët e të ndjerës.

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 tetor. Teksa, familjarët njoftuan se sot do t’i jepet lamturmira e fundit në varrezat e fshatit Mazgit të Obiliqit.

E pamja (e dielë, e hënë, e martë) mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i madh), afër Banesave të Arabëve, prej orës 09.00-17.00”, thuhet ndër tjera në njoftimin e familjarëve.

Për të ndjerën kanë shkruar familjarë, e miq, të cilët shprehën dhimbjen e madhe për këtë humbje, duke e kujtuar viktimën si një studente shembullore.

“Me dhimbje te thelle njoftojme se ne Gjermani tragjikisht humbi jeten mbesa ime JETA studente shembullore e Fakultetit Juridik. Prehu ne parajse engjulli i xhaxhit”, tha xhaxhai i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *