Aksion i madh i policisë në Kosovë, shënjestër femrat ‘escorta’ /DETAJET

Mbrëmë Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjërë në disa rajone të Kosovës.

Objekt i këtij aksioni kanë qenë femrat apo grupet ‘escorte’ që po zhvillojnë aktivitete prostitucioni në Kosovë

Burime të Gazetës Infokus nga Gjykata në kushte anonimiteti kanë thënë se janë vënë në pranga 20 persona. Prej tyre, femra nga Kolombia, Venezuela, Turqia e shtete të tjera.

Sipas të njëjtave burime, ky aksion policor është zhvilluar pas një vëzhgimi dhe hetimi disa mujor të policisë së Kosovës për këtë dukuri mjaftë të zhvilluar vitin e fundit në Kosovë.

“Kemi trajtuar të gjitha rastet. Janë shqiptuar dënime të parapara sipas ligjit për rendin dhe qetësinë publike ku parashihen dënime edhe për aktivitete prostitucioni. Këto dënime siç i parasheh ligji janë shqiptuar me gjobë nga 100 deri në 900 euro si dhe janë shqiptuar masa për dëbimin e tyre dhe ndalesa nga 3 deri 5 vite për të hyrë në territorin e Kosovës”, ka thënë ky burim nga Gjykata.

I njëjti ka treguar se ky nuk është rasti i parë por është aksioni më i madh në luftimin e kësaj dukurie.

Ndryshe, në Kosovë sipas Web faqes ku ekspozohen këto femra (escorta) janë mbi 400 të tilla. Kryesisht nga shtetet e Amerikes latine dhe shtetet e ish-bashkimit sovjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *