Haradinaj kritika qeverisë për rritjen e pensioneve: Me ne, do të rritet 50 për qind

Deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ekzekutimin e pensioneve me rritje prej 20 për qind.

Haradinaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka vlerësuar se rritja e pensioneve prej 20 për qind është e ulët, shkruan Insajderi.

Shefi i AAK’së në prag të zgjedhjeve ka premtuar se do t’i rriste pensionet për 50 për qind.

“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim.

Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë”, thuhet në postimin e Haradinajt. /Insajderi.org/

error: Content is protected !!