Gjatë natës zona e Jabllanicës është goditur nga një stuhi e tmerrshme, si dhe nga një tërmet.
E gjithë kjo shkaktoi një fatkeqësi të vërtetë në këtë qytet dhe fshatrat përreth dhe fatkeqësisht mori disa jetë njerëzish.
Në veçanti ka pësuar fshati Zllatë afër Jabllanicës, ku së paku tre persona kanë vdekur.
Vërshimet e tmerrshme kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, siç dëshmojnë fotografitë nga fshati Zllatë.
Autoritetet e HNK-së kërkuan ndihmën e niveleve më të larta të qeverisjes, në mesin e tyre edhe Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës.