Prania e madhe e qenve endacak në rrugët e kryeqytetit është bëre e zakonshme, duke pasur edhe sulme.
Një video që është publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, shihen disa qenë duke u futur në një lokal.
Rasti raportohet se ka ndodhur në Rrugën B.
“Kryetar Perparim Rama, mendoj qe situata është shqetësuese tash e një kohë dhe duhet të ndërmerren masa. Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret? Rruga B”, thuhet në përshkrimin e videos