19 Oct 2025, Sun

9 orë të bllokuar në kufirin Serbi–Kroaci: Arrestohen dy shoferë dhe pesë pasagjerë kosovarë për dyshim trafiku njerëzor

9 orë të bllokuar në kufirin Serbi–Kroaci: Arrestohen dy shoferë dhe pesë pasagjerë kosovarë për dyshim trafiku njerëzor

***

Një pasagjere nga Kosova ka rrëfyer përvojën e saj pas bllokimit të autobusit të kompanisë “Maxhari Tours” në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ku udhëtarët u mbajtën për më shumë se nëntë orë.

Sipas dëshmisë së saj, Policia kufitare kroate ka arrestuar dy shoferët e autobusit dhe pesë pasagjerë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në trafikim njerëzor dhe pastrim parash.

“Ne kemi qëndruar në kufi për nëntë orë. Shoferët u kapën duke trafikuar njerëz, ndërsa policia arrestoi edhe disa pasagjerë,” ka thënë njëri nga udhëtarët që ishte në autobus për “Jepi zë”.

Ngjarja ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim te udhëtarët e tjerë, të cilët kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në kushte të vështira. Autoritetet përkatëse ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për rastin. /JepiZe/

VIDEO :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *