16 Oct 2025, Thu

Policia publikon videon e një qytetari, kërkon ndihmë në identifikimin e tij pasi dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari që kërkohet për vjedhje të rëndë.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë”

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit që shihet në video, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

VIDEO :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *