Vdes një person në Istog, u lëndua nga një mjet bujqësor

Një person ka humbur jetën në Bellopojë të Istogut, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor.

I njëjti, pas lëndimeve është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“ Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *