Pak ditë më parë ia ndaluan vozitjen, policia e zë në flagrancë shoferin- I konfiskohet vetura e patentshoferi

Nga 1 prilli kanë hyr në fuqi rregullat e reja të trafikut.

Është bërë ashpërsimi i dënimeve për shkeljet e bëra si nga vozitësit ashtu edhe nga këmbësorët.

Bazuar në ligjin e ri është dënuar edhe një shofer në Mitrovicë të Jugut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëtit i është hequr patentë shoferi dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë”, thuhet në njoftim.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *