
Aleksandar Vuçiq dhe Partia Progresive Serbe (SNS) po përballen me një sfidë të rëndësishme politike në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, ku lista e mbështetur nga lëvizja studentore synon t’i japë fund dominimit të partisë në pushtet.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gara po zhvillohet në një klimë të fortë politike, pas protestave të vazhdueshme studentore kundër korrupsionit dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale.
Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se Lista e Studentëve ka fituar më së shumti mandate.
“Bazuar në mostër, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar lista e studentëve, e cila do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se lista e tij ka marrë rreth 1 milion e 720 mijë vota, ndërsa lista e studentëve rreth 2 milionë e 200 mijë vota.
Partia Përparimtare Serbe (SNS), së cilës i përket Vuçiqi, ka qenë në pushtet në Serbi që nga viti 2012.
