Skena turpëruese në ndeshjen KF Deçani-KF Prizreni, rrihen futbollistët mes vete- futen tifozët në fushë

Në xhiron e dytë të ndeshjeve të ligës së dytë në futbollin profesional të Kosovës janë parë skena turpëruese. Më saktësisht në ndeshjen KF Deçani-KF Prizreni.

Në pamjet që ka arritur të sigurojë Insajderi, shihet se si në minutën e 90’ fillojnë sulmet fizike mes lojtarëve të KF Deçanit dhe atyre të KF Prizrenit.

Më pas, në fushë futen edhe tifozët që të ushtrojnë dhunë.

ADVERTISING

Rezultati ishte 0-1 në të mirë të KF Prizrenit deri në atë periudhë.

Për krejt këto ka reaguar klubi KF Prizreni me komunikatë për media, ku kanë akuzuar mes tjerëve dhe Policinë e Kosovës për mos-intervenim.

“Vlen të permendet edhe mos reagimi i Policisë së Kosovës dhe mos intervenimi i tyre në marrjen e masave ndaj lojtareve te KF Deçani dhe shikuesve që u futën në fushë dhe pa mëshirshëm sulmuan fizikisht lojtarët dhe stafin teknik të FC Prizreni”, thuhet në njoftimin e klubit.

KF Prizreni ka bashkëngjitur dje edhe pamjet e futbollistëve të lënduar si pasojë e sulmeve fizike në drejtim të tyre.

Insajderi ka arritur të sigurojë videon ku dëshmon rrahjen mes dy klubeve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *