Kosovari gjobitet me 12 mijë euro në Kroaci, tentoi të fuste cigare në të zezën

Një kosovari i është shqiptuar gjobë në vlerë të 12 mijë eurove për shkak të tentimit të kontrabandimit të konfiskuar 8,200 copë të cigareve “Marlboro” në Bajakovë të Kroacisë.

Në njoftimin e lëshuar nga institucionet kroate thuhet se cigaret u gjetën në kufirin e Serbisë për Kroaci.

“Në rastin e parë, personit fizik shtetas i Republikës së Kosovës i janë konfiskuar 8,200 copë cigare ‘Marlboro’, të cilat fshiheshin në bagazhin e automjetit të pasagjerëve me targa gjermane dhe është shqiptuar gjobë prej 12.000 euro”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *