I jepet lamtumira e fundit gruas që u vra nga lufta mes bandave në Kolovicë

Zejnie Gashi, gruaja 48-vjeçare që u vra nga lufta mes bandave në Kolovicë të Prishtinës pasditen e së martës teksa ishte kalimtare e rastit, është varrosur pasditen e së enjtes.

Gazeta Insajderi po qëndron tek varrezat e lagjes “Arbëria”, ku shihet një prani e madhe e njerëzve që kanë ardhur për t’ia dhënë lamtumirën e fundit tashmë të ndjerës.

Në mesin e të plagosurve nga gjuajtja me armë zjarri në Kolovicë ishte edhe Zejnie Gashi, e cila u dërgua me urgjencë në spital për tretman mjekësor. Mirëpo ajo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë të mërkurën në spital.

Lajmin për vdekjen e saj ka konfirmuar shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka. /Insajderi.org/

  • Related Posts

    “Më e lumtura për durimin dhe respektin që e ke”- Nëna e Gjestit me fjalë emocionuese pas fitores

    Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Pas fitores, Gjesti u takua me familjarët ku po e prisnin në…

    Këto janë ndryshimet e qeverisë gjermane për punëtorët, përfshihet edhe Kosova

    Në Gjermani është arritur një marrëveshje e re për formimin e qeverisë së ardhshme, nën drejtimin e kancelarit të pritshëm Friedrich Merz (CDU). Në qendër të kësaj marrëveshjeje janë politikat…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You Missed

    “Më e lumtura për durimin dhe respektin që e ke”- Nëna e Gjestit me fjalë emocionuese pas fitores

    “Më e lumtura për durimin dhe respektin që e ke”- Nëna e Gjestit me fjalë emocionuese pas fitores

    Këto janë ndryshimet e qeverisë gjermane për punëtorët, përfshihet edhe Kosova

    Këto janë ndryshimet e qeverisë gjermane për punëtorët, përfshihet edhe Kosova

    Një burrë arrestohet për rastin e gruas e cila vdiq pasi ra nga kati i shtatë në Prishtinë

    Një burrë arrestohet për rastin e gruas e cila vdiq pasi ra nga kati i shtatë në Prishtinë

    450 milionë euro kosto- detaje tronditëse nga dasma që pritet ta bëjë Jeff Bezos me të fejuarën e tij

    450 milionë euro kosto- detaje tronditëse nga dasma që pritet ta bëjë Jeff Bezos me të fejuarën e tij

    51 viktima/ Zbulohet arsyeja që e shkaktoi zjarrin në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

    51 viktima/ Zbulohet arsyeja që e shkaktoi zjarrin në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

    Tragjedia në Maqedoni të Veriut/Pamje dramatike nga vendi i ngjarjes, dëgjohen britma – 51 të vdekur nga zjarri

    Tragjedia në Maqedoni të Veriut/Pamje dramatike nga vendi i ngjarjes, dëgjohen britma – 51 të vdekur nga zjarri