InformohuShqip – LAJMI I FUNDIT

InformohuShqip – LAJMI I FUNDIT

Kjo është Elmedina Rexhepi, e arrestuara në Han të Elezit nga antidroga në Prizren, e cila dyshohet se kishte rol kyq në furnizimin me 4.4 kilogram kokainë

Hetimet e nisura më 11 gusht 2025 në Prizren, ku u kapën mbi 4.4 kilogramë kokainë dhe u arrestua Hevzi Krabaj rreth 31-vjeçar, janë zgjeruar dhe kanë çuar në arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet.

Sipas burimeve të Sinjalit, në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit 2025, rreth orës 00:30, në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit është ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Arteon me targa belge. Brenda saj ndodheshin të dyshuarit Isak Husmani rreth 57-vjeçar dhe Elmedina Rexhepi rreth 30-vjeçare, të cilët u arrestuan dhe më pas u dërguan në zyrat e Njësisë së DHTN-së në Prizren për procedura hetimore.

Paralelisht, njësitë e DHTN-së në Ferizaj, me asistim të gjykatës, kanë kontrolluar një banesë në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj për lokalizimin e të dyshuarit Fidan Husmani rreth 28-vjeçar, por ai nuk është gjetur aty. Një tjetër bastisje është kryer në banesën e Elmedina Rexhepit në Prishtinë, por nuk janë gjetur dëshmi që lidhen me veprën penale.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar përkohësisht: • Një veturë VW Arteon me targa belge, • Një veturë VW Golf VIII.

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prani të avokatëve dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prizren, janë dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit tjetër, Fidan Husmani, si pjesë e këtij grupit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *