{"id":3584,"date":"2024-11-05T17:49:15","date_gmt":"2024-11-05T17:49:15","guid":{"rendered":"https:\/\/informohushqip.com\/?p=3584"},"modified":"2024-11-05T17:49:17","modified_gmt":"2024-11-05T17:49:17","slug":"ministria-e-drejtesise-i-kerkon-klan-kosoves-ta-largoje-nga-big-brother-atilla-kardesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/informohushqip.com\/?p=3584","title":{"rendered":"Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb i k\u00ebrkon Klan Kosov\u00ebs ta largoj\u00eb nga \u201cBig Brother\u201d Atilla Kardesh"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Koordinatorja Komb\u00ebtare dhe e Grupit Nd\u00ebrministror Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, Dhun\u00ebs ndaj Grave dhe Dhun\u00ebs me Baz\u00eb Gjinore i ka k\u00ebrkuar mediumit Klan Kosova q\u00eb ta largoj\u00eb Atilla Kardesh nga reality shou \u201cBig Brother\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrupi nd\u00ebrministror p\u00ebr mbrojtjen dhe parandalimin e dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje, k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime urgjente:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Vendimin p\u00ebr largim nga emisioni \u2013 sho\u00eb televiziv Big Brother personin e denoncuar p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, Atilla Kardesh<\/li>\n\n\n\n<li>Nd\u00ebrmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb vendim skandaloz t\u00eb televizionit Klan Kosova<\/li>\n\n\n\n<li>Vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb emisioneve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb raport me raportimin e ndjesh\u00ebm gjinor, riviktimizimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs dhe presionin psikologjik q\u00eb u shkaktohet viktimave t\u00eb dhun\u00ebs\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<br>Reagim i Koordinatores Komb\u00ebtare dhe Grupit Nd\u00ebrministror Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, Dhun\u00ebs ndaj Grave dhe Dhun\u00ebs me Baz\u00eb Gjinore<\/p>\n\n\n\n<p>Koordinatorja Komb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna n\u00eb baza gjinore, dhe Grupi Nd\u00ebrministror reagojn\u00eb ashp\u00ebr ndaj vendimit t\u00eb Televizionit Klan Kosova p\u00ebr t\u00eb futur brenda nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb emisioni televiziv, personin q\u00eb \u00ebsht\u00eb denoncuar p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje ndaj t\u00eb cilit deri n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti ka pasur Urdh\u00ebr Mbrojt\u00ebs. Ky vendim p\u00ebrve\u00e7 tjerash ka p\u00ebr q\u00ebllim minimizimin dhe normalizimin e nj\u00eb fenomeni t\u00eb rreziksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb cilin po p\u00ebrballet shoq\u00ebria jon\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhuna n\u00eb familje.<\/p>\n\n\n\n<p>Grupi nd\u00ebrministror p\u00ebr mbrojtjen dhe parandalimin e dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje, k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime urgjente:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Vendimin p\u00ebr largim nga emisioni \u2013 show televiziv Big Brother personin e denoncuar p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, Atilla Kardesh<\/li>\n\n\n\n<li>Nd\u00ebrmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb vendim skandaloz t\u00eb televizionit Klan Kosova<\/li>\n\n\n\n<li>Vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb emisioneve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb raport me raportimin e ndjesh\u00ebm gjinor, riviktimizimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs dhe presionin psikologjik q\u00eb u shkaktohet viktimave t\u00eb dhun\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>Republika e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes amandamentimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb Konvent\u00ebn e Stambollit pjese integrale t\u00eb saj dhe e nj\u00ebjta mbizot\u00ebron mbi legjislacionin vendor. Nisur nga mandati i dh\u00ebn\u00eb sipas k\u00ebsaj Konvente, respektivisht p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale Neni 12 i Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit \u2013 Detyrimet e p\u00ebrgjithshme:<\/p>\n\n\n\n<p>Pika 2. Pal\u00ebt marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb parandaluar t\u00eb gjitha format e dhun\u00ebs t\u00eb mbuluara nga objekti i k\u00ebsaj Konvente nga \u00e7do person fizik ose juridik.<\/p>\n\n\n\n<p>Pika 3. \u00c7do mas\u00eb e marr\u00eb sipas k\u00ebtij kapitulli merr n\u00eb konsiderat\u00eb nevojat specifike t\u00eb personave pa mbrojtje p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb ve\u00e7anta dhe i japin prioritet t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb gjitha viktimave.<\/p>\n\n\n\n<p>Koordinatorja Nacionale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e grupit nd\u00ebrministror me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit \u2018\u2019t\u00eb masave p\u00ebr t\u00eb promovuar dhe mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd, ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb jetuar pa dhun\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike, si dhe n\u00eb at\u00eb private\u201d, t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e televizionit t\u00eb lart\u00ebcekur, n\u00eb rastin e znj. Drenusha Latifi pjes\u00ebmarr\u00ebse e emisionit \u2018\u2019Big Brother\u2019\u2019 e cila \u00ebsht\u00eb e mbijetuar e dhun\u00ebs n\u00eb familje, dhe e cila ka poseduar Urdh\u00ebr Mbrojtje (UM) prej ish bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, z. Atilla Kardesh, i cili UM ishte aktiv nga data 10\/02\/2024 p\u00ebr periudh\u00ebn kohore n\u00eb afat prej 6 muajsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendosja e znj. Latifi n\u00ebn presion psikologjik p\u00ebrball\u00eb ish bashk\u00ebshortit i cili \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si dhunues me vet\u00eb l\u00ebshimin e UM, \u00ebsht\u00eb form\u00eb e dhun\u00ebs psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb cenueshme psikologjike, dhe paraqet mund\u00ebsi t\u00eb ri-viktimizimit por tani n\u00eb situat\u00eb t\u00eb presionit psikologjik publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Situata me t\u00eb cilin potencialisht do t\u00eb p\u00ebrballet znj. Latifi, n\u00eb pranin\u00eb e ish bashk\u00ebshortit \u201cdhunues\u201d paraqet rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prioritizimit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb dinjitetit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb mbijetuare t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje \u2013 viktim\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur publikisht p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet nga ish bashk\u00ebshorti, tashm\u00eb t\u00eb provuara, b\u00ebjm\u00eb thirrje menaxhmentit t\u00eb Klan Kosova t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7far\u00ebdo lloj forme t\u00eb presionit, ose dhun\u00ebs psikologjike, q\u00eb r\u00ebndon pozicionin dhe krijon kushte p\u00ebr ri-p\u00ebrjetimin e dhun\u00ebs nga e mbijetuara znj. Latifi.<\/p>\n\n\n\n<p>Konventa e Stambollit obligon shtetin q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr t\u00eb gjitha veprimet p\u00ebrmes Nenit 13 t\u00eb Konvent\u00ebs \u201cp\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe perceptimin nga publiku i gjer\u00eb, n\u00eb lidhje me manifestimet e ndryshme t\u00eb t\u00eb gjitha formave t\u00eb dhun\u00ebs t\u00eb mbuluara nga objekti i k\u00ebsaj Konvente, pasojat e tyre p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb dhun\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga fakti se znj. Latifi dhe ish bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, shprehim shqet\u00ebsimin ton\u00eb, se f\u00ebmij\u00ebt e ish \u00e7iftit jan\u00eb vendosur n\u00eb rrethanat e rrezikut potencial p\u00ebr viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u b\u00ebr\u00eb publikisht d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb situatave potencialisht t\u00eb dhunshme verbale apo fizike, p\u00ebrmes presionit publik i cili do t\u00eb transmetohet n\u00eb opinion, dhe kjo do t\u00eb ket\u00eb ndikim negativ n\u00eb mir\u00ebqenien emocionale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Media ka rol t\u00eb pa z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm edukimi dhe krijimi n\u00eb opinion, ruajta e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe shprehja e kreativitetit p\u00ebr t\u00ebrheqjen e shikueshm\u00ebrin\u00eb pa dyshim se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e garantuar, mir\u00ebpo legjislacioni vendor dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i zbatuesh\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe median p\u00ebr t\u00eb siguruar mbrojtje dhe inkurajim t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb jet\u00ebn publike, duke parandaluar \u00e7do form\u00eb t\u00eb diskriminimit apo v\u00ebnies n\u00eb situat\u00eb t\u00eb pa lakmueshme p\u00ebrmes mos cenimit t\u00eb dinjitetit dhe ruajtjes s\u00eb mir\u00ebqenies fizike dhe emocionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Konventa e Stambollit Neni 17 \u201cPjes\u00ebmarrja e sektorit privat dhe medias\u201d njeh rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Medias dhe sektorit privat n\u00eb parandalimin e \u00e7far\u00ebdo lloj dhune ndaj grave citojm\u00eb: \u2018\u2019Pal\u00ebt nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjis\u00eb s\u00eb komunikimit dhe informacionit dhe medias, n\u00eb lidhje me lirin\u00eb e shprehjes dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunimin dhe zbatimin e politikave dhe p\u00ebr t\u00eb caktuar udh\u00ebzime dhe standarde vet\u00eb rregullator\u00eb p\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe rritjen e respektit p\u00ebr dinjitetin e tyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Mekanizmit institucional p\u00ebr koordinim mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave, me synim t\u00eb parandalimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj dhune psikologjike, verbale, apo fizike apelojm\u00eb tek Menaxhmenti i Klan Kosova t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr largimin e z. Atilla Kardesh nga emisioni, me synim t\u00eb parandalimit dhe mbrojtjes s\u00eb mir\u00ebqenies psikologjike, fizike dhe ruajtjes s\u00eb dinjitetit t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u nisur nga historia e p\u00ebrjetimeve t\u00eb t\u00eb mbijetuar\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs, t\u00eb d\u00ebshmuar me ekzistenc\u00ebn faktike t\u00eb UM n\u00eb afat prej 6 muajsh, si dhe me rr\u00ebfimet e b\u00ebra publike nga vet\u00eb e mbijetuara, me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit t\u00eb dhun\u00ebs dhe presionit psikologjik q\u00eb potencialisht mund t\u00eb ushtrohet nga ish bashk\u00ebshorti prezent n\u00eb formatin e emisionit, si dhe t\u00eb parandalimit t\u00eb presionit publik q\u00eb mund t\u00eb ushtrohet nga vet\u00eb audienca e emisionit, sepse nj\u00eb qasje e till\u00eb relativizon dhun\u00ebn ndaj grave, hap\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr shprehje t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb diskursin publik, p\u00ebrmes komenteve denigruese q\u00eb mund ta p\u00ebrcjellin situat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Mediat i konsiderojm\u00eb si aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb parandalimin e dhun\u00ebs ndaj grave dhe qasja proaktive e tyre p\u00ebr transmetim t\u00eb programeve mediatike q\u00eb fuqizojn\u00eb rolin e gruas n\u00eb shoq\u00ebri, parandalojn\u00eb dhun\u00ebn ndaj grave duke krijuar ambiente t\u00eb sigurta dhe jo diskriminuese ndaj grave \u00ebsht\u00eb imperativ.<\/p>\n\n\n\n<p>Emisioni n\u00eb fjal\u00eb ka audienc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb e vendos publikun dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb \u2018\u2019 bashk\u00ebfajtorit\u2019\u2019, n\u00eb koh\u00eb reale, t\u00eb presionit dhe dhun\u00ebs psikologjike, e cila besojm\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb synim i emisionit dhe politikave redaktoriale t\u00eb Televizionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koordinatorja Komb\u00ebtare dhe e Grupit Nd\u00ebrministror Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, Dhun\u00ebs ndaj Grave dhe Dhun\u00ebs&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3585,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3584","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showbiz"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3586,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3584\/revisions\/3586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/informohushqip.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}