Që me rrugëtimin e tij në “BBVA4” ku përplasjet i ka patur të shumta me fituesin e këtij edicioni, Gjestin, Vserlo ka shpërthyer me reagime kundra tij në rrjet herë pas here.
Së fundmi Vserlo ka ngritur dyshimet se numri i shikimeve të këngëve të Gjestit janë të blera
E sot përmes një postimi të bërë në InstaStoryn e tij, Vserlo publikoi lajmin se disa këngë të Gjestit i janë fshirë nga platforma e Youtube, e dyshohet se projektet e tilla muzikore janë hakuar.
