InformohuShqip – LAJMI I FUNDIT

InformohuShqip – LAJMI I FUNDIT

Tragjedi në Deçan: Tentoi ta shpëtojë djalin nga mbytja në pishinë, humb jetën bashkë me të

Një incident i rëndë thuhet se ka ndodhur në komunën e Deçanit, ku një nënë dhe djali i saj besohet se janë mbytur në një pishinë.

Rasti u njoftua nga Bashkim Ramosaj, kryetari i kësaj komune.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu keqardhjen e thellë për humbjen e saj.

“Na theve zemrat sot! Lagjes sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe djalit tënd Elon!”

Sipas kryetarit të bashkisë Ramosaj, dyshohet se fëmija ka rënë në pishinë ndërsa nëna po përpiqej ta shpëtonte.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë duke vazhduar.

Sipas njoftimit të familjarëve (familja Ramosaj nga Carrabregu, prej nga ishte e ndjera), ngjarja tragjike ka ndodhur pasi fëmija ka rënë në një pishinë me ujë, dhe nëna është hedhur për ta shpëtuar.

Fatkeqësisht, të dy kanë humbur jetën. 🕊️

FOTO:

 Këta janë nënë e bir nga Deçani që dyshohet se u mbytën në pishinë

created by Polish