Gresa rrëfen eksperiencën e saj me një regjisor që i kërkoi favore sekule për një rol

Konkurrentja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka ndarë një eksperiencë të hidhur nga jeta e saj profesionale, ku ka treguar se si një regjisori i kërkoi favore seksuale për t’i ofruar një rol.

Gresa ka folur për këtë ngjarje të papranueshme gjatë një bisede në emision.

Ajo tregoi se kishte aplikuar për një rol dhe kur ishte takuar me regjisorin, ky i fundit i kishte bërë një kompliment për pamjen e saj, duke thënë: “Tepër sytë e bukur i paske”.

Megjithatë, më pas, ai i kishte thënë: “Çka kishe thënë, nëse dy kishim qenë më shumë se dosta, roli të vjen”.

Gresa e ka shpjeguar se, pas këtij incidenti, ajo ka vendosur të ndërmarrë një hap të fuqishëm për të mbyllur çdo mundësi komunikimi me këtë individ.

“Ia kam bërë bllok atij personi dhe nuk kam pasur më kontakt me të”, tha Gresa, duke theksuar vendosmërinë e saj për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin personal.

Videon mund ta ndiqni ketu :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *