E rëndë: Vdes edhe i plagosuri tjetër nga të shtënat me armë në Klinë

Ka vdekur në spital edhe personi tjetër që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në një lokal në Klinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *