“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qimeve, një detyrë që u solli disa momente të veçanta dhe argëtuese.

Disa prej tyre zgjodhën të hiqnin flokët, ndërsa të tjerë u përqendruan në heqjen e qimeve të këmbëve.

Vullneti, i cili kishte vendosur të shkojë më tej dhe të heqë edhe flokët e kokës, u pa duke ngrënë në kuzhinë kur iu afrua Gresa.

“O qeli jem”, u shpreh Gresa me një ton lozonjar, teksa e kapte kokën e Vullnetit dhe e puthte.

Pas kësaj puthjeje, ajo e pyeti nëse kishte lyer flokët me kokos.

Dyshja duket se po vazhdojnë lojën e tyre të ndjenjave dhe afeksionit, duke shkëmbyer puthje dhe duke krijuar një atmosferë të këndshme në shtëpi, përcjell telegrafi.

Ky moment tregon jo vetëm lidhjen e tyre, por edhe mënyrën se si banorët e përballin provat e veçanta me humor dhe miqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *