Sami Lushtaku padit Vetëvendosjen

Nënkryetari i Skënderajit, Sami Lushtaku ka dorëzuar padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”.

Kështu ka konfirmuar edhe avokatja Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të Lushtaku.

Në dokumentin e paraqitur para mediave thuhet se Lëvizja Vet vendosje ka pretenduar se Sami Lushtaku ka terminal doganor si dhe është përfitues i mijëra euro nga buxheti i Kosovës.

“Pranë Gjykatës Themelore ne Prishtine, kemi paraqitur padi per shpifje e cila shpifje është bere me dt.10.10.2024 ne profilin e facebookut te Subjektit politik Vetëvendosje, shpifja e bere vjen kundrejt klientit tim Z.Sami Lushtaku, e qe sipas tani me te paditurës Lëvizjes Vetëvendosje pretendohet se klienti im Z.Sami Lushtaku ka terminal doganor si dhe është përfitues i mijëra euro nga buxheti I Kosovës”.

Tutje thuhet se kanë kërkuar kompensim të dëmit pasi që Lushtaku nuk ka pas terminal doganor siç pretendon VV’ja.

“Ne mbështetje te nenit 14 te këtij ligji ne e kemi kërkuar edhe kompensimin e demit. Kompensimi I demit duhet te jete ne proporcion me demin e shkaktuar dhe duhet pasur per baze edhe reputacionin e veçante te Z. Sami Lushtakut, me një respekt te larte ne Republiken e Kosoves, pra klienti im asnjehere nuk ka pas terminal doganor sic pretendon e paditura Levizja Vetvendosje, ate e kane bere pronar pa pas baze ligjore dhe pa asnje prove konkrete por gjithnje per perfitime politike e me qellim degradimi figuren e Sami Lushtakut.

Z. Sami Lushtaku është PRONAR I ligjshme e I PAKONTESTUESHEM I vetem nje kushtimisht po e them TRMINALI dhe ate patriotik, kombetar, atdhetar, njerezor e nje politik shtetformues, pronesine e te cilit terminal askush nuk mund ta bleje, apo zbeh per asnje moment, dhe poashtu ai nuk mund te perfitohet tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *