Policia e ka dërguar në spital, kryeprokurori i Pejës jep detaje për sulmin ndaj kryetarit te Pejes Gazmend Muhaxherit

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, tha se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

“Informata është ende jo zyrtare, por ka qenë i sulmum fizikisht në mëngjes nga një person edhe policia e ka dërgu Kryetarin në Spital për me pa natyrën e lëndimeve. Tash prokuroren e dërgova në vend të ngjarjes dhe të kontakton direkt me kryetarin. Personi që e ka sulmu është ndalu dhe tani do të vazhdojmë me masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurmehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *