“Kisha shikim normal deri ….”, Burimi me rrëfim prekës, flet edhe për vdekjen e prindërve

Burimi ka bërë një rrëfim të veçantë në BBVK.

Ai tha se jeta e tij ka qenë gjithmonë me sfida dhe se si fëmijë është ofenduar nga të tjerët.

“Kur erdhi vdekja e babës ishte e rëndë. Edhe baba edhe nëna ime e ndjerë më mungojnë shumë. Që nga vegjëlia kam pas sfida. Babi është mundu mos me na mungo asgjë. Kemi pas ofendime të shumta nga fëmijët e tjerë, nuk jemi dorëzuar kurrë. Jam krenar me prindërit se çka kanë ba mes vete”, tha ai.

Burimi tregoi se humbja e prindërve ishte e rëndë për të.

“Zoti ka dasht unë me qenë sprovë për të tjerët, për të parë se si sillen të tjerët me ne. Në masat me uniforma, në matjen e gjatësisë çdo vit, pash që gjatësia ime nuk po kishte diferencë. Momenti i vdekjes së prindërve është shumë i rëndë”, ka rrëfyer ai.

Ai ka treguar edhe problemin shëndetësor me shikimin.

“Pas një kohë humba një muskul të syrit për shkak të temperaturës së lartë, deri atëherë kisha shikim normal”, tha ai.

KLIKO PER VIDEO :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *