Lumbardh Salihu ka vendosur të hyjë në politikë, duke ndjekur kështu hapat e babait të tij, Salih Salihu.
Por ndryshe nga i ati, fituesi i ‘reality show’-t Big Brother, ka vendosur të anëtarësohet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Salih Salihu kishte qenë anëtar dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës (2014-2017_. Ai ka qenë edhe anëtar dhe deputet i Partisë Socialdemokrate në legjislaturën e gjashtë (2017-2019).
Lumbardh Salihu ka vendosur që t’i bashkohet partisë që edhe ideologjikisht qëndron krejt në anën e kundërt.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka mirëpritur atë në partinë më të vjetër në vend, duke i thënë, ndër tjerash se “këtu s’është Big Brother”.
“Këtu kemi punë shumë më të mëdha. Shumë më serioze”, i tha artij Abdixhiku.