Dy të rinj kanë vdekur mbrëmë pas një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kanë vdekur.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona, Flurim Parallangaj, 29 vjeç dhe Ardit Parallaga, 21 vjeç nga Lugishta e Hasit.
Fotografitë e dy të rinjve janë publikuar nga faqet lokale dhe familjarë të të ndjerëve.