Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, është parë së fundmi duke e imituar Burim Vatovcin.
Videoja e tij u kritikua në rrjete sociale pasi ai tallet me të dhe me mënyrën se si ec.
Kjo u cilësua nga shumë përdorues të internetit si bullizëm dhe se për këtë duhet marrë masa.
Foto: Screenshot/Instagram
E një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe vëllai i tij, Egzon Vatovci, në një postim të shpërndarë në InstaStory.
“Kjo është e papranueshme, çfarë artisti je ti nëse bën gjëra të tilla, marre”, ka shkruar ai.
Pritet të shihet nëse do të ketë një diskutim për këtë apo thjesht do të tejkalohet.