Fadil Geci, vëllau i Gani Gecit, ka vazhduar dëshminë në Specialen e Hagës kundër krerëve të UÇK-së.
Geci, ka rrëfyer për vizitën e Hashim Thaçit në shtëpinë e tij gjatë kohës së luftës, shkruan lajmi.net.
Madje tha se Hashim Thaçi ia ka “puthur dorën”.
“Kur jom hy unë, ish kanë tu ju thanë që s’jom kon në parti. Unë i thash ti je kanë një javë ditë kryetar i forumit rinor të LDK-së në Skenderaj. Tha kom rrejt. Thash ti ke rrejt, je rrenc edhe atëherë edhe sot. Mka marr për dore, edhe mka qitë përjasht mas asaj fjale. Dhe nuk e kuptojsha, s’mujsha me kuptu….Më ka puthur dorën Hashim Thaçi, s’dashta qitu me ja thanë”, tha ai.
“Aty e kam pa që një person që bën atë gjest, është i rrezikshëm për shqiptari”, tha Fadil Geci. /Lajmi.net/