Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3.
Në rrjete janë përfolur personazhe të shumta që presin të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.
Ish-opinionisti, Bledi Mane para disa dite mesa duket na ka zbuluar një personazh. Ai ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit mjaft të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët. “Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.
Moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se sonte 17 banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë.
Edhe bukuroshja Aneta Beri do t’i futet garës për çmimin e madh.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: