Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 2 qershor të këtij viti në fshatin Shalë të Lipjanit, ku gjatë bastisjeve në pronat e të dyshuarit, është sekuestruar një armë, municion dhe gjësende të tjera.
“Në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, hetuesit policor kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri; municion si dhe gjësende të tjera që mund të përdoren si prova në procedurat e mëtejme, thuhet në njoftimin e policisë.Më tej, në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është M.A., 43-vjeç, ku pas vendimit të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për “Vrasjes në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” dhe “Fajde”.