Hatërmbetje në familje, motra nuk e ndjek Dafinen e as Kreshnikun por ja nga kush i merr informacionet për çiftin

Sipas vëzhgimeve të fundit, Tringa nuk i ndjek në Instagram motrën e saj, Dafina Zeqirin, dhe dhëndrin e saj, Kreshnik Gjergjin, por në të njëjtën kohë ndjek rregullisht kunatin e Dafinës, Arianin, vëllain e Kreshnikut.

Ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave është fakti që Tringa shpesh bën “like” çdo gjë që Ariani poston, duke ngritur pyetje dhe spekulime mbi marrëdhëniet e saj me Dafinën dhe Kreshnikun, shkruan InfoKosova.


Ky veprim ka shtuar spekulimet rreth një distance të mundshme mes motrave Zeqiri, ndonëse asnjëra prej tyre nuk ka bërë komente publike për situatën.

Pavarësisht nga këto spekulime, fansat mbeten të intriguar dhe vazhdojnë të ndjekin nga afër lëvizjet e familjes Zeqiri në rrjetet sociale, duke pritur ndonjë reagim ose sqarim mbi këtë dinamikë interesante mes motrave.

Ndërkohë, Tringa vazhdon të ruajë profilin e saj relativisht të rezervuar, duke lënë gjithçka në dorë të interpretimeve të ndjekësve.

Shiko fotot:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *