Uragani në SHBA dhe sulmet Iran-Izrael shtrenjtojnë më shumë naftën

Çmimet e naftës u rritën më tej të enjten e 10 tetorit, nxitur nga një kërkesë e fortë pas njoftimeve për uraganin në Florida dhe me rrezikun aktual në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 0.8% në 77.16 dollarë/fuçi dhe ajo e Teksasit në 73.85 dollarë.

Në SHBA, prodhuesi dhe konsumatori më i madh i naftës në botë, uragani Milton shtoi blerjet e naftës duke ndikuar në një rritje të çmimit të karburantit.

Nafta nisi të shtrenjtohej pas sulmit të Iranit në Izrael më 1 tetor, duke rritur dhe rrezikun për hakmarrje nga ana e Izraelit. Ndërsa vendi hebre nuk është përgjigjur ende, çmimet e naftës kanë pasur lëkundje të lehta. Investitorët mbeten të shqetësuar pas deklaratës së qeverisë izraelite se hakmarrja do të jetë “vdekjeprurëse, precize dhe suprizuese”. /Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *