Kader Kicaj, një emër që ka marrë famë të madhe pas pjesëmarrjes së saj në reality show-n e njohur “Big”, po vazhdon të befasojë ndjekësit me jetën e saj luksoze dhe stilin e jetesës.
Pas daljes nga ky format, ajo ka shfrytëzuar çdo mundësi për të rritur popullaritetin e saj, duke u bërë një figurë e kërkuar për reklama nga disa nga markat më të njohura.
ë fundmi, Kaderi ka bërë një njoftim të veçantë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit dy fotografi të mahnitshme të veturës së saj të re.
Ajo ka investuar në një veturë luksoze të tipit BMW, një simbol i statusit dhe stilit.
Megjithatë, ajo që e bën këtë njoftim akoma më tërheqës është përshkrimi i saj i veçantë, që shpreh emocionet e saj dhe ndjenjat pas blerjes së kësaj veture.
‘Kerri i tenece’ ka shkruajtur Kaderi krahas fotove me veturen luksoze.