Therja në Deçan, ky është identiteti i viktimës dhe të dyshuarit për sulmin

Një person që është therur me thikë mbrëmë në Deçan është në gjendje kritike. Ai po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës në një prononcim për Insajderin ka konfirmuar një gjë të tillë, teksa ka shtuar se i dyshuari është në arrati.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, deklaroi Nikçi.

Insajderi nga burime të saja merr vesh se viktima nga therja me thikë është Ylli Musaj, teksa i dyshuari është me mbiemrin Haklaj nga fshati Irzniq i Deçanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast në raportin ditor, ku bëri të ditur se viktima pas trajtimit në QMF’në e Deçanit u dërgua për trajtim në QKUK.

Pos tjerash, tha se i dyshuari u largua nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *