Ukë Rugova, i biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka vendosur ta përshëndesë vetëm presidenten Vjosa Osmani në fjalimin e tij. Por jo edhe kryeministrin Albin Kurti.
Rugova, i ftuar për një fjalë rasti në Podujevë në nder të zbulimit të shtatores së babait të tij, falënderoi presidenten Osmani. Ai përmendi edhe një partiak të Kurtit, Shpejtim Bulliqin, por jo edhe kryeministrin, shkruan Insajderi.
“E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, mysafirë të nderuar, llapjanë të dashur: Në emër të familjes së presidentit Rugova dëshiroj të falënderoj kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Komunën e Podujevës për vendosjen e shtatores së kryefamiljarit tonë presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova sot këtu në Podujevë”, deklaroi ndër të tjera Ukë Rugova.
Përveç këtij veprimi, në sy ra edhe mos-përshëndetja e presidenten Osmani ndaj kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz, e cila dikur ishte pjesë e taborrit të LDK’së.
Prishja e raporteve mes Ministres së Jashtme dhe Presidentes së Kosovës mori vëmendje publike pasi u ‘disiratën’ keq përmes këngëve të Dafina Zeqirit. /Insajderi.org/