π•πžπ­πšπ€π¬π’ππžπ§π­π’ 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐭𝐚π₯𝐒𝐭𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒π₯π₯𝐚𝐭𝐒𝐧ë, 𝐏𝐨π₯𝐒𝐜𝐒𝐚 𝐣𝐞𝐩 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐣𝐞

Policia e KosovΓ«s ka dhΓ«nΓ« detaje lidhur me vetaksidentin me fatalitet qΓ« ndodhi dje nΓ« SllatinΓ«, ku vdiqΓ«n dy persona.

PΓ«rmes raportit 24 orΓ«sh, Policia ka thΓ«nΓ« se dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojΓ« e mos pΓ«rshtatjes sΓ« shpejtΓ«sisΓ« sΓ« lΓ«vizjes, ku drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka pΓ«rfunduar jashtΓ« rrugΓ«s e Γ«shtΓ« rrokullisur

Drejtuesi i automjetit ka vdekur nΓ« vendngjarje, e njΓ« grua ka vdekur nΓ« QKUK pas lΓ«ndimeve tΓ« marra. TΓ« lΓ«nduara kanΓ« mbetur edhe tri gra tΓ« tjera.

β€œRr. Nacionale Prishtine-PejΓ« ,SllatinΓ« 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur njΓ« vet-aksident trafiku ku njΓ« veturΓ« me targa vendore tΓ« cilΓ«n e drejtonte njΓ« mashkull kosovar, dyshohet se si pasojΓ« e mos pΓ«rshtatjes sΓ« shpejtΓ«sisΓ« sΓ« lΓ«vizjes, humb kontrollin e automjetit  dhe pΓ«rfundon jashtΓ« rrugΓ«s e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekΓ«sor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit tΓ« automjetit, po ashtu si pasojΓ« e aksidentit lΓ«ndime trupore kanΓ« pΓ«suar edhe  tri femra kosovare, ku njΓ«ra ka ndΓ«rruar jetΓ« nΓ« QKUK  PrishtinΓ«. NΓ« vendin  e ngjarjes kanΓ« dalur tΓ« gjitha njΓ«sitet pΓ«rkatΓ«se dhe prokurori. Trupat e pajetΓ«  me vendim tΓ« prokurorit dΓ«rgohen nΓ« IML pΓ«robduksion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *