Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në pikën kufitare në Jarinje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shoferi i kamionit me targa të huaja ka deklaruar se nuk transporton mallra, por zyrtarët doganorë dhe policorë e kanë selektuar atë për një kontroll më të detajuar.
Aty kanë hasur në mall të padeklauar si, 750 litra birra, pije energjike 200 litra, pije të gazuara 120 litra dhe lëngje të ndryshme 350 litra.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet kontrabanda në Jarinje
Mbreme ne pikën e kalimit kufitar Jarinje, është paraqitur një kamion me targa të huaja në hyrje të territorit tonë.
Vozitësi ka deklaruar se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.
Për shkak të dyshimeve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë, kamioni është selektuar për një kontroll të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:
- Birra rreth 750 litra
- Pije energjike rreyh 200 litra
- Pije të gazuara rreth 120 litra
- Lengje te ndryshme 350 litra
Kamioni dhe malli janë sjellë me përcjellje në terminalin doganor dhe janë nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave.