Një 60 vjeçar gjendet pa shenja jete në qendrën e masazhit në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në njërën nga qendrat e masazhit, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç zbulon mediumi bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-ve i cili u gjet i vdekur në “Queen Massage”, në Dragodan.

Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Viktima ende nuk është identifikuar nga Policia, pasi burri nuk ishte dokumente identifikimi me vete në momentin kritik.

Në vend të ngjarjes, janë gjetur edhe disa vajza që punojnë në qendrën e masazhit, “Queen Massage”.

Me procedurat të tjera të rastit, do të merret Prokurori i çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *