Faqja zyrtare e komunës së Lipjanit ka publikuar një video përmes së cilës tregon disa të rinj duke dëmtuar ulëset në fushën e sportit.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës Imri Ahmeti.
Ai tha se kjo është një sjellje e papranushme dhe që duhet të dënohet.
“Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike. (Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë). Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit.